Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Las Palmas dhe Mallorca-s e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.
Muriqi i çoi gishtin e mesit lojtarit kundërshtar dhe pas rishikimit nga sistemi VAR, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, sulmuesi “dardan” ka kërkuar falje për këtë sjellje të pahijshme.
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) November 23, 2024
“Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme. E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime.

“Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit. Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, ka shkruar Muriqi në rrjetet sociale
Vlen të përmendet se Mallorca edhe pse ishte me një lojtar më pak në minutat e fundit të ndeshjes arriti të shënonte fitore me shifrat 2:3./Indeksonline/