Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, të mërkurën ka njoftuar se dy tifozë francezë janë goditur me thikë pas një “sulmi frikacak dhe të patolerueshëm”, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Ligue 1 ka bërë kërkesë për tifozët e vet që të jenë vigjilentë, pasi kanë mësuar nga incidenti.
Rreth 80 persona, që besohet se janë tifozë të Bolognas, kanë sulmuar 30 tifozë të Lillet jashtë një lokali.
Ata janë sulmuar edhe me shufra metalike, kanë shkruar mediumet italiane.
Tre tifozë të ekipit francez u lënduan rëndë.
Morën ndihmën në spital dhe më pas janë liruar.