Futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior, shkaktoi një skandal të madh në Spanjë pasi publikoi një ‘story’ në Instagram në të cilën shihet duke parë në televizor ndeshjen e klubit të tij në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Vinicius Jr aktualisht është i lënduar, kështu që ai nuk udhëtoi për në Liverpool për ndeshjen e Ligës së Kampionëve dhe ka postuar një ‘story’ se si po e shikonte në televizor ndeshjen në Anfield.
Në ekranin e televizorit të tij dukej qartë logoja e TNT Sports nga Brazili dhe kjo shkaktoi reagimin e La Liga-s, e cila dërgoi një ankesë zyrtare në Real Madrid ku thuhej se Vini Jr e ka ndjekur ndeshjen në mënyrë të paligjshme dhe akuzohet për pirateri.
🚨🚨| La Liga has sent a letter to Real Madrid to address a COMPLAINT about an IG story posted by Vinicius during the Liverpool vs Real Madrid game.
— CentreGoals. (@centregoals) November 29, 2024
The story showed him watching the game on a Brazilian channel while in Madrid, instead of the Spanish one. Tebas considers this… pic.twitter.com/5oEFYgD15B
“Gjatë ndeshjes mes Liverpoolit dhe Realit, Vinicius postoi një foto në Instagram ku shihet duke e parë atë dhe logoja e TNT Sports duket në ekran. Kjo është pirateria”.
“Kur dikush shikon ndeshjet e Ligës së Kampionëve në Spanjë, duhet ta bëjë këtë përmes kanali Movistar, i cili paguan të drejtat për garën në fjalë”, thuhet në reagimin e La Ligës të nënshkruar nga presidenti Javier Tebas.
Për momentin, ende nuk dihet nëse Vinicius Jr do të duhet të paguajë një gjobë apo nëse do të marrë vetëm një paralajmërim.
🇪🇸🗣️ Javier Tebas: "During the Liverpool vs Real Madrid game, Vinicius Jr put a picture on his Instagram watching it, and you can see the TNT Sports logo on his screen."
— CentreGoals. (@centregoals) November 29, 2024
"This is PIRACY. When you're in Spain, you have to watch UCL games through Movistar."
[@theMadridZone] https://t.co/Uk6kisU2cP pic.twitter.com/snmtYdASFN