Lamine Yamal është rikuperuar nga lëndimi dhe e nisi nga stoli përballjen e Barcelonës me Las Palmasin dhe kamerat kapën një detaj interesant në këpucët e tij sportive teksa ai ishte ulur në stol.
Futbollisti i ri më i mirë në botë kishte të shkruar nën këpucë emrin e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, i cili siç pritej tërhoqi shumë vëmendje dhe fotografia u bë virale në rrjetet sociale.
Yamal është krahasuar me argjentinasin legjendar që në fëmijërinë e tij dhe në këtë mënyrë ka treguar se Messi është modeli i tij.
Lamine Yamal, assis sur le banc, a "avec Messi" écrit sous ses chaussures. 👀 pic.twitter.com/U28CoWdbEv
— Foot Mercato (@footmercato) November 30, 2024
Këtë sezon para dëmtimit, ai luajti 16 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat dhe shënoi gjashtë gola me tetë asistime.
Së fundmi Yamal ka marrë çmimin prestigjioz Golden Boy, i cili i jepet futbollistit të ri më të mirë në Evropë.
Ndryshe, Yamal u inkuadrua në lojë menjëherë në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Las Palmasit, duke zëvendësuar Pablo Torren.