Skuadra e Atalantas është në seri prej dhjetë fitoreve rresht në kampionatin italian.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Gian Piero Gasperini, të shtunën e mposhti Cagliarin me rezultatin 1:0.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A.
Zaniolo e shënoi golin e fitores në minutën e 66-të për t’ia siguruar tre pikët shumë të rëndësishme skuadrës së Atalantas.
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti nga pjesa e dytë.
Atalanta është lidere me 37 pikë.
Cagliari ka 14 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.