Në mëngjesin e së hënës skuadra e Atletico Madridit e ka mbajtur seancën e radhës stërvitore. Por në stërvitje nuk ishte grupi i futbollistëve i kompletuar.

“Mundo Deportivo”, ka raportuar se katër futbollistë i munguan Atleticos në stërvitje.

Conor Gallagher, Angel Correa, Thomas Lemar dhe Jose Maria Gimenez nuk ishin në dispozicion të trajnerit Diego Simeone.

Nuk është bërë e ditur ende arsyeja pse të katër futbollistët munguan në stërvitje.

Në stërvitje, Simeone është parë duke u kërkuar lojtarëve të tij saktësi dhe shpejtësi në pasimet e tyre.

Atletico është duke kaluar formë të mirë këtë edicion në La Liga.

Është në pozitën e parë me 41 pikë.

Ndeshjen e radhës, Atletico e ka më 4 janar me Marbellan në kuadër të Kupës së Spanjës.