Ballkani ka fituar në shtëpi ndaj Llapit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Orges Shehit i është kthyer fitores pas tri ndeshjeve, duke mposhtur Llapin e Tahir Batatinës, i cili shkon tani në një seri të errët prej 10 ndeshjesh pa fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 33-të me anë të Bajram Jashanicës, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Në pjesën e dytë, vendasit përsëri ishin më të mirë në fillim, duke shënuar një gol, por mysafirët u kthyen në lojë, por pa arritur ta marrin rezultat pozitiv.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të me anë të Queven Inacio, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Ardit Tahiri (74’) ngushtoi rezultatin në 2-1, rezultat që mbeti deri në fund të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e tetë me 17 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, therandasit luajnë ndaj rivalëve lokal Suharekës, teksa llapjanët e presin Dukagjinin.