Orges Shehi do të jetë pasues i trajnerit Artim Pollozhani te kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkani.
Trajneri Shehi u zyrtarizua të premten nga skuadra suharekase.
“Mirësevjen Orges Shehi! Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi. Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë. FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës. I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!”, ka shkruar Ballkani në Facebook.
Shehi ka drejtuar skuadrat shqiptare Skënderbeu, Kukësi, Tirana e Partizani. Edhe si futbollist karrierë ka bërë në Shqipëri te Teuta, Bylisi, Vllaznia, Partizani, Besa e Skënderbeu. Tetë paraqitje i ka me Shqipërinë. Shehu si trajner e ka të fituar Superioren e Shqipërisë me Tiranën në edicionin 2021/2022.