Tottenham Hotspori e ka shënuar barazimin e dytë këtë edicion në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Ange Postecoglou, të dielën barazoi në shtëpi me rezultatin 1:1 me Fulhamin. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 13-të të kampionatit anglez.

Brennan Johnson në minutën e 54-të realizoi për 1:0.

Për Fulhamin shifrat i barazoi Tom Cairney në minutën e 67-të.

Por Cairney në minutën e 83-të u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Tottenhami ka 20 pikë dhe është në vendin e shtatë.

Fulhami ka një pikë më pak dhe renditet në pozitën e dhjetë.