Shorti i Kupës së Mbretit që u mbajt sot (e hënë) përfshiu të gjitha skuadrat që mbetën në këtë garë ku tashmë ekipe si Barcelona dhe Real Madridi mësuan kundërshtarët e tyre.
Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Mallorca do të marrin pjesë në Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye nuk garuan në dy raundet e para.
Raundi i 32-të do të luhet mes datave 4 dhe 5 janar, teksa raundi i 16-të pason 10 ditë më vonë me datë 15 janar.
Ndeshjet çerekfinale janë paraparë që të luhen me 5 shkurt teksa ndeshjet e para dhe të dyta të gjysmëfinaleve do të luhen me 26 shkurt dhe 2 prill respektivisht.
🚨 UD Barbastro is our opponent in the Last 32 of the Copa del Rey pic.twitter.com/aOseSCcLID
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 9, 2024
Barcelona për kundërshtar do ta ketë Barbastron, ekip që bën gara në kategorinë e katërt të futbollit spanjoll dhe eliminuan paraprakisht Espanyolin.
Për blaugranasit ky nuk është një kundërshtar i panjohur pasi vitin e kaluar i kishin mposhtur pikërisht në këtë kompeticion me rezultat 3-1.
🏆🆚 ¡El @DeportivaMinera será nuestro rival en dieciseisavos de la Copa del Rey!@adidasfootball | #LaCopaMola pic.twitter.com/omqMIQ9yEj
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 9, 2024
Sa i përket kampionit në fuqi të Spanjës, Real Madrid, ata përballë do ta kenë Deportivo Mineiron, të cilët së fundmi eliminuan Alavesin pas ekzekutimit të penalltive.
Njësoj si kundërshtari i Barçës edhe Deportivo Mineiro bën gara në kategorinë e katërt të futbollit spanjoll.