Valon Berisha ka vazhduar me formën e mirë në elitën e futbollit austriak.
Reprezentuesi i Kosovës asistoi në disfatën që e pësoi LASK-u të dielën me rezultatin 3:1 nga Austria Vienna.
Berisha asistoi te goli i vetëm i LASK-ut në minutën e 71-të që e realizoi Florian Flecker. 31-vjeçari Berisha u paraqit deri në minutën e 91-të.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 15-të, për Berishën ky ishte asistimi i gjashtë në 22 ndeshje të luajtura dhe ka kontribuar me pesë gola