Milot Rashica nuk ishte fare në formacionin e Beshiktashit që të shtunën barazoi me Alanyasporin, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Turqisë. 

Beshiktashi e Alanyaspori barazuan 1:1, ndërsa të dy golat u shënuan në shtatë minutat e parë të ndeshjes. 

Nuno Lima shënoi për mysafirët në minutën e pestë, kurse Rafa Silva dy minuta më pas e vendosi rezultatin përfundimtar. 

Fidan Aliti e Florent Hadërgjonaj e kompletuan ndeshjen te mysafirët, kurse Ernest Muçi luajti deri në minutën e 70-të te Beshiktashi.