Skuadra e Beshiktashit nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga ndeshja kundër Hataysporit. Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma në mes të Hataysporit dhe Beshiktashit përfundoi baras, 1:1, ndërsa i takoi javës së 14-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Gorkem Saglam shënoi golin e epërsisë 1:0, kurse shifrat në 1:1 i barazoi sulmuesi italian i Beshiktashit, Ciro Immobile në minutën e 41-të. Gola tjerë në pjesën e dytë nuk pati dhe ndeshja u mbyllë me rezultatin e barabartë, 1:1.
Milot Rashica luajti deri në minutën e 66-të për Beshiktashin, kurse Ernest Muçi mungoi shkaku lëndimit. Visar Bekaj e përcolli nga banka e rezervistëve ndeshjen.
Beshiktashi mbetet në vendin e pestë me 22 pikë, kurse Hatayspori në pozitën e parafundit me tetë pikë.