Kampionati Botëror i vitit 2034 me shumë gjasë do të mbahet përsëri në Lindjen e Mesme.
Bëhet fjalë për Arabinë Saudite, të cilët janë të vetmit kandidatë për ta organizuar Botërorin.
Siç raporton “Times Sport”, Turneu nuk ka gjasa të zhvillohet në verë për shkak të temperaturave ekstreme në Arabinë Saudite.
Turneu mund të mbahet në janar, shkak që të shmanget përplasja e turneut me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Krishtlindjet.
Nikoqiri i këtij Botërori, pritet të zbulohet, më 11 dhjetor në mbledhjen e ardhshme të FIFA-s.
Kjo do të ishte hera e dytë që mbahet në Lindjen e Mesme, pas Katarit që organizoi Botërorin në vitin 2022.