Me vetëm 19 vjet e 235 ditë, Dean Huijsen është bërë futbollisti më i ri që shënon gol në Premier League për Bournemouthin. 

Me golin e 19-vjeçarit të lindur në Amsterdam e që përfaqëson Spanjën U21, Bournemouthi fitoi ndaj Tottenhamit 1:0 në xhiron e 14-të të enjten mbrëma. 

Bournemouthi ka 21 pikë në vendin e nëntë, një më shumë se Tottenhami i dhjeti.