Skuadra e Bournemouthit e ka shmangur disfatën krejt në fund të ndeshjes ndaj Fulhamit.
Ndeshja Fulham – Bournemouth u mbyll baras 2:2.
Kjo ndeshje u luajt të dielën dhe i takoi javës së 19-të të elitës së futbollit anglez.
Raul Jimenez i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 40-të,
Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 51-të nëpërmjet Evanilsonit.
Harry Wilson në minutën e 72-të shënoi për 2:1 në të mirë të Fulhamit.
Por Dango Ouattara në minutën e 89-të realizoi për 2:2 duke ia shmangur disfatën krejt në fund të ndeshjes Bournemouthit.
Fulhami ka 29 pikë. Bournemouthi ka një pikë më shumë.
Të dyja skuadrat renditen në pjesën e epërme të tabelës.