Mesfushorit të Fiorentinas, Edoardo Bove, i cili ende është në spital pas arrestit kardiak të pësuar të dielën, do t’i vendoset defibrilator.
Kështu ka raportuar të premten mediumi italian “Gazzetta dello Sport”.
Operimi pritet të ndodhë brenda disa ditësh.
Bove shpreson që të luajë sërish futboll, të paktën në ndonjë ligë tjetër.
Për shkak të rregullores në shtetin italian, ai nuk do të mund të luajë në Itali me defibrilator.
Ai pritet që ta shkëpusë kontratën me Fiorentinan.
Bove kolapsoi të dielën në duelin në shtëpi ndaj Interit.
Rast të ngjashëm ka pasur edhe Christian Eriksen, i cili kishte pësuar sulm në ndeshjen e parë me Danimarkën në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Në atë kohë ishte futbollist i Interit.
Pasi iu vendos defibrilatori, ai nuk e vazhdoi karrierën me “nerazzurrët”.
U kthye pas një kohe të gjatë në fushën e gjelbër, por te Brentfordi në Premier Leaguen angleze.
Tani është futbollist i Manchester Unitedit.