Manchester City ka kaluar në avantazh ndaj rivalëve të përjetshëm, Manchester United, në pjesën e parë të derbit të Premier League. Goli erdhi në minutën e 36-të nga Josko Gvardiol, i cili përfitoi nga një goditje nga këndi dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë.

City ka dominuar lojën deri tani, duke krijuar disa raste të rrezikshme, ndërsa United ka hasur vështirësi për të ndërtuar aksione të qarta sulmuese. Një moment tensioni u regjistrua në minutën e 40-të, kur Kyle Walker dhe Rasmus Højlund u ndëshkuan me kartonë të verdhë pas një përplasjeje.