Ndonëse ishte duke fituar, Southamptoni nuk ka arritur në fund ta arrij fitoren e dytë në Premier League të Anglisë. Southamptoni humbi ndeshjen e luajtur të dielën në udhëtim nga Crystal Palace me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 19-të të elitës së futbollit anglez.
Tyler Dibling shënoi golin e epërsisë për Southamptonin në minutën e 14-të. Por, vendësit barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 31-të nëpërmjet Trevoh Chalobahut, derisa golin e fitores 2:1 për Crystal Palace, e shënoi Eberechi Eze në minutën e 52-të.
Crystal Palace zë vendin e 15-të me 20 pikë, kurse Southamptoni mbetet në vendin e fundit me gjashtë pikë.