Reprezentuesit e Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Zymer Bytyqi kanë realizuar gol në Kupën e Bullgarisë.
CSKA Sofia të dielën avancoi në çerekfinale të Kupës së Bullgarisë duke e mposhtur në një të tetën e finales skuadrën e Spartak Varnas me rezultatin 3:2.
Fillimisht Bytyqi në minutën e 32-të realizoi për 2:2.
Dellova në minutën e 78-të e realizoi golin e fitores për 3:2.
Të dy futbollistët u ndëshkuan edhe me karton të verdhë.
Ata e kompletuan ndeshjen.
Për 25-vjeçarin Dellova ky ishte goli i parë i shënuar në elitën e futbollit bullgar pas 19 ndeshjeve të luajtura.
Ndërsa për Bytyqin ishte goli i tretë. Ka kontribuar edhe me një asistim.
Dellova te CSKA Sofia u transferua në afatin kalimtar të verës nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, për 350 mijë euro.
Edhe 28-vjeçari Bytyqi u transferua në afatin kalimtar të verës si futbollist i lirë.
Dellova ka kontratë deri në vitin 2027 kurse Bytyqi ka kontratë deri në vitin 2026.