Jordan Crooks, një 22-vjeçar nga Ishujt Kajman, u bë sot notari më i shpejtë i të gjitha kohërave, duke thyer një rekord të madh.
Crooks shënoi një kohë të pabesueshme prej 20.08 sekondash në garat e 50 metrave stil i lirë në Kampionatin Botëror në Budapest në pishina 25 metra.
Në këtë mënyrë ai theu me tetë të qindtat e sekondës rekordin botëror në seksionin më të shkurtër në not, i cili që nga viti 2020 zotërohej nga i famshmi amerikan Caeleb Dressel.
Crooks, i cili vjen nga një vend i vogël i Karaibeve me vetëm 88,000 banorë, u shpërblye me 25,000 dollarë për rezultatin më të mirë në histori dhe ai do të ketë mundësinë të përmirësojë rezultatin e tij në gjysmëfinale dhe në finale dhe do të përpiqet të bëhet notari i parë që noton 50 metra nën kufirin magjik prej 20 sekondash.
Duhet shtuar se rekordin botëror në pishina 50 metra e mban braziliani Cesar Cielo që nga viti 2009 dhe është 20.91 sekonda.