Borussia Dortmundi ka barazuar në udhëtim te Borussia Monchengladbachu. 

Ndeshja e xhiros së 13-të është mbyllur baras, 1:1. 

“Verdhezinjtë” në epërsi prej një goli i kaloi sulmuesi anglez Jamie Gittens, ndërsa austriaku Kevin Stoger i barazoi shifrat në minutën e 71-të. 

Pas 13 ndeshjeve të luajtura, Dortmundi ka grumbulluar 21 pikë, kurse Gladbachu ka 18 pikë në vendin e 11-të.