Futbollisti i Kosovës, Alban Ajdini, ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në Superligën e Zvicrës. Ekipi tij Lausanne-Sport fitoi 3:0 të dielën kundër Zurichut, në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të elitës së futbollit zviceran.

Ajdini fillimisht asistoi për golin e epërsisë 1:0 në minutën e 15-të, ndërsa në pjesën e dytë shënoi dy gola për fitoren 3:0.

Golin për 2:0 e shënoi në minutën e 64-t, ndërsa për 3:0 realizoi në minutën e 73-të.

Pesë minuta pas golit të dytë personal, sulmuesi Ajdini u zëvendësua. 

Për Zurichun deri në fund të takimit luajti mbrojtës i Kosovës, Mirlind Kryeziu, kurse Lindrit Kamberi u paraqit nga minuta e 78-të. Lausanne-Sport zë vendin e katërt me 27 pikë, sa ka edhe Zurichu një pozitë më poshtë.