Arbitrat e Premier Leagues nga java e ardhshme do t’u tregojnë tifozëve vendimet të cilat i marrin gjatë rishikimit të situatave në VAR.

Kjo do të jetë hera e parë që në stadiumet angleze do të mund që edhe tifozët t’i dëgjojnë vendimet e arbitrave, shkruan të hënën “Reuters”.

Ky vendim do të do të praktikohet gjatë ndeshjeve gjysmëfinale të EFL Cup.

Gjysmëfinalja e parë e EFL Cup do të luhet më 7 janar ndërmjet Arsenalit dhe Newcaslte Unitedit.

Ndërsa gjysmëfinalja e dytë do të luhet më 8 janar mes Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.

Këto do të jenë ndeshjet e para gjysmëfinale, kurse ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të luhen në muajin shkurt.