Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka dalë me një njoftim të enjten për shortin që do të tërhiqet të premten në Zurich të Zvicrës për Kupën e Botës 2026.
Por në njoftimin e FSHF-së, nuk figuron Kosova.
Në fakt, FSHF-ja ka “harruar” të përfshijë Kosovën në vazon e katërt.
Në njoftimin e FSHF-së ka pasur edhe gabime tjera.
“Shqipëria do të njohë nesër kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë qendrore të FIFA-s në Zyrih nesër në ora 12:00. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo do të ndjekin nga afër shortin e Botërorit dhe më pas do të ndajnë edhe përshtypjet e tyre përmes kanaleve sociale të FSHF-së”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.