Antonio Ilieski do të paraqitet në Kosovë gjatë stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbrojtësi 28-vjeçar është prezantuar të enjten me fanellën e Ferizajt. Ai së fundmi luajti për skuadrën shqiptare, Voska Sport, që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Renovën, Flamurtarin e Vlorës dhe Kukësin. 

“Futbollisti 28-vjeçar është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, duke sjellë lartësi e eksperiencë në vijën e mbrojtjes. FC Ferizaj është i sigurt që me ardhjen e Ilieskit, skuadra do të përforcohet në mbrojtje dhe do të rrisë mundësitë për të pasur një sezon të suksesshëm. Urojmë që të kesh shumë suksese dhe të kontribuosh për arritjet e mëdha të ekipit në vitet që vijnë”, shkruan në njoftimin e Ferizajt. 

Ferizaj synon mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Stinorin vjeshtor e mbylli në vendin e tetë me 20 pikë.