Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez, ka folur për fillimin te skuadra e Chelseat.
Në një intervistë për “ESPN”, Fernandez deklaroi se 18 muajt e parë ishin shumë të vështira për të. Por argjentinasi theksoi se tashmë është ambientuar dhe po ndihet shumë mirë në klubin londinez.
“18 muajt e parë te Chelsea ishin shumë të vështirë. Shumë ndryshime, por sot ndihem shumë mirë. Kur u transferova te Chelsea ishte shumë e vështirë, ndryshimi i trajnerëve, skuadra nuk po shkonte mirë, lëndime. Nuk isha i kënaqur me paraqitjet, më pas u lëndova, ndodhën shumë gjëra të pafavorshme. Por sot ndihem shumë mirë, ashtu si skuadra dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka thënë Fernandez.
23-vjeçari Fernandez te Chelsea u transferua në janarin e vitit 2023 nga Benfica për 121 milionë euro. Kontrata me klubin anglez i përfundon në verën e vitit 2032.