Bayer Leverkuseni ka vazhduar ecurinë pozitive të rezultateve dhe të shtunën e ka shënuar fitoren e shtatë rresht.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso e me Granit Xhakën në qendër të mesfushës, fituan 2:0 në udhëtim tek Augsburgu, në ndeshjen e xhiros së 14-t të Bundesligës.

Çështjen e fituesit, mysafirët e mbyllën në pjesën e parë.

Martin Terrier dhe Florian Wirtz i shënuan golat e fitores.

Xhaka luajti në tërë ndeshjen, ndërsa Elvis Rexhbeçaj nuk u paraqit tek Augsburgu për shkak se ishte i sëmurë.

Kampioni i Gjermanisë i afrohet Bayern Munichut në vetëm katër pikë.

Bayerni prinë me 33 pikë, ndërsa Leverkuseni ka 29 pikë.