Ronald Araujo është mungesa e madhe e Barcelonës prej disa muajsh që ka mbetur jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Hans-Dieter Flick nuk dëshiron të rrezikojë me mbrojtësin uruguaian ka raportuar mediumi spanjoll Diario AS.
Uruguaiani ‘ndihet plotësisht në formë’, por trajneri i Barcelonës nuk dëshiron të nxitojë rikthimin e mbrojtësit në fushë.
Araujo fillimisht pritej të ishte pjesë e skuadrës së Barçës kundër Real Betis (7 dhjetor) ose Borussia Dortmund (11 dhjetor), megjithatë, gjithçka tregon se ai do të rikthehet në ndeshjen e La Ligës kundër Leganes më 15 dhjetor.
Araujo ka qenë i padisponueshëm që nga korriku kur mori një dëmtim të rëndë me Uruguain në Kupën e Amerikës.
Me rikthimin e tij të plotë nga lëndimi, Flick do të ketë një armë shtesë në mbrojtje, pasi Araujo konsiderohet si mbrojtësi kryesor i Barcelonës.