Gjatë vitit 2024 u morën vendime të shumta që kanë ndikim në sportin e Kosovës dhe sportin shqiptar në përgjithësi.

Disa dolën të qëlluara e disa jo. Vendimi që u përfol më së shumti ishte ai i Federatës Shqiptare të Futbollit për të organizuar Kampionatin Evropian 2027 për futbollistët deri në 21 vjet, së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka mbrojtur vazhdimisht vendimin, që ende duhet të zyrtarizohet nga UEFA. Por kritikat ishin të shumta. Iniciativën e kundërshtojnë grupe tifozësh e personalitete të futbollit.

Vendimi është dashur të zyrtarizohet nga UEFA në dhjetor, por është shtyrë për vitin e ardhshëm. Kundërshtimet pritet të vazhdojnë, ndërsa presioni ndaj Dukës e FSHF-së mund të jetë edhe më i madh.