Pas gabimit të Fenerbahçes, Galatasaray ka forcuar kreun e tabelës edhe më shumë duke e mposhtur të dielën në udhëtim Kayserisporin me rezultatin e thellë 5:1.

Feneri të premten në mbrëmje lëshoi pikë duke barazuar 1:1 me Eyupsporin.

Kjo ndeshje i takoi javës së 17-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Nga fitoren e Galatës nga dy gola i shënuan Victor Osimhen dhe Baris Alper Yilmaz kurse një gol e realizoi Yunus Akgun.

Osimhen e shënoi golin e parë dhe të tretë.

Yilmaz e realizoi golin e dytë dhe të pestë kurse golin e tretë e shënoi Akgun.

Për vendësit Stephane Bahoken e realizoi golin e vetëm.

Në krye të tabelës, Galatasaray ka 44 pikë.

Tetë pikë më shumë se Fenerbahçe që është në vendin e dytë.

Kayserispori është në pozitën e 17-të me 15 pikë.