Albion Rrahmani ka shënuar gol në minutën e 42-të, por goli i kosovarit nuk i mjaftoi as për së afërmi Sparta Pragës.
Kampionia e Çekisë humbi 4:2 nga Feyenoordi të mërkurë në Holandë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Championsit.
Gernot Trauner në minutën e tetë dhe Igor Paixao në minutën e dhjetë shënuan gola të hershëm për Feyenoordin.
Anis Hadj-Moussa shënoi për 3:0 në minutën e 30-të. Albion Rrahmani shënoi për 3:1, ndërsa Santiago Gimenez realizoi golin e katërt për vendasit në minutën e 63-të.
Thomas Beelen shënoi autogol në minutën e 79-të për 4:2.
Rrahmani luajti deri në minutën e 77-të për Spartën. Qazim Laçi u aktivizua në minutën e 68-të, ndërsa Ermal Krasniqi në minutën e 77-të.
Sparta Praga është e 28-ta me katër pikë dhe me gjasa fare të vogla për të avancuar tutje.
Feyenoordi është i 18-ti me 10 pikë.