Mbrojtësi Joe Gomez pritet t’i mungojë Liverpoolit në ndeshje shkaku i lëndimit të pësuar të dielën. Gomez u lëndua në fitoren që Liverpooli e arriti ndaj West Ham Unitedit me rezultatin 5:0. Për shkak të lëndimit të muskulit, ai u detyruar ta lëshonte fushën në minutën e 37-të, ndërsa pritet të mungojë ndaj Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspurit.

Dy ndeshjet luhen në janar.

Krahas Gomezit, Liverpoolit për shkak të lëndimit do t’i mungojë edhe mbrojtësi francez, Ibrahima Konate.

Trajneri Arne Slot në dispozicion ka vetëm dy mbrojtës, kapitenin Virgil van Dijk dhe Quansah.

27-vjeçari Gomez këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat.