Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është suspenduar për dy ndeshje të kampionatit spanjoll.
Vendimi u mor të mërkurën nga Disiplinori i ligës spanjolle, pasi gjermani shpërtheu në ndeshjen e së shtunës ndaj Betisit.
Flick është dënuar për disa shkelje që i bëri gjatë reagimeve ndaj vendimit të arbitrit.
Barcelona pritet ta apelojë vendimin.