Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, luajti prej minutës së 82-të për Dinamo Zagrebin që barazoi pa gola me Celticun.
Ndeshja e së martës mbrëma në stadiumin “Maksimir” në Zagreb ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Kampionia kroate kishte raste më të mira, por që nuk i konkretizoi. Arijan Ademi i mungoi Dinamos për shkak të një lëndimi.
Dinamo tani i ka tetë pikë, ndërsa një pikë më shumë e ka Celticu skocez.
Të dy skuadrat do ta kërkojnë kualifikimin në plejofin e Championsit në dy xhirot e fundit.