Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Benjamin Huggel ka folur për përballjet e përfaqësueses helvetike me Kosovën.

Huggel i ka 41 ndeshje për Zvicrën, ndërsa aktualisht është ekspert i futbollit në televizionin zviceran SRF.

“Qartë se Kosova është ekip i fortë nga vazoja e katërt. Në të kaluarën gjithnjë kemi barazuar me Kosovën dhe gjithnjë kam pasur ndjenjën që në fund të ndeshjeve të dy palët ishin të kënaqura me këtë. Gjithnjë ka pasur pak atmosferë miqësore. Sfidë është të dilet në fushë me ‘thikën mes dhëmbëve dhe të thuhet, hej, ne absolutisht duhet të marrim gjashtë pikë’. Do të jetë sfidë, por shpresoj se mund ta pranojnë këtë dhe ta implementojnë me sukses”, ka thënë Huggel.

Te Zvicra kapiten është Granit Xhaka. Ka edhe lojtarë të tjera nga Kosova.