Bayern Munichu është befasuar në ndeshjen e xhiros së 14-t të Bundesligës gjermane.

Të shtunën në udhëtim, bavarezët u mposhtën 2:1 nga Mainzi, me dy golat që i shënoi Jae-Sung Lee.

Ishte humbja e dytë në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat për Bayernin. Në këtë ecuri, Bayerni ka edhe një barazim.

Lee shënoi në minutën e 41-të dhe të 60-të.

Leroy Sane i Bayernit shënoi tre minuta pa u mbyllur ndeshja.

Gola nuk pati më dhe Mainzi mori pikët e plota që i shërbejnë për të mbetur lartë në tabelë.

Arijon Ibrahimoviqi nuk i aktivizua te gjiganti gjerman.

Mainzi i gjashti ka 22 pikë, ndërsa Bayern Munichu në vendin e parë ka 33 pikë.