Elvis Rexhbeçaj mungoi në humbjen 2:0 nga Bayer Leverkuseni në xhiron e kaluar për shkak se ishte i sëmurë.
Mesfushori i Kosovës ishte titullar të shtunën, por luajti vetëm në pjesën e parë në humbjen e thellë të Augsburgut në udhëtim te Holstein Kieli, 5:1.
Ndeshja e xhiros së 15-të e Bundesligës më mirë nisi për Augsburgun që shënoi në minutën e pestë me sulmuesin Alexis Claude-Maurice.
Por, mysafirët pranuan katër gola në pjesën e parë, nga Lasse Rosenboom, Phil Harres që shënoi dy gola dhe Shuto Machino.
Machino, i cili shënoi “hat-trick”, e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e parë të kohës shtesë.
Augsburgu i Rexhbeçajt pas 15 ndeshjeve ka marrë vetëm 16 pikë, ndërsa në vendin e parafundit, Holstein Kieli, ka tetë pikë.