Futbollistet e Kosovës U19 e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025. “Dardanet” e reja humbën nga Greqia të martën me rezultatin 2:0, në ndeshjen e fundit të Grupit A1.
Turneu i grupit të Kosovës u zhvillua në Gjermani, ndërsa Kosova e mbylli pa asnjë gol të shënuar dhe nëntë gola të pësuar.
Pra, përfundoi e fundit pa pikë. Do të paraqitet në raundin e dytë të Ligës B. Gjermania e fitoi grupin me nëntë pikë, kurse Danimarka në vendin e dytë me gjashtë pikë. Greqia falë fitores ndaj Kosovës e mbylli garën kualifikuese me tri pikë.