Kosovare Asllani pritet të paraqitet nga minuta e parë edhe të martën mbrëma kundër Serbisë.
Ndeshja kthyese në mes të Suedisë dhe Serbisë luhet të martën në Stockholm nga ora 19:00.
Ndeshjen e parë të plejofit për Evropianin e vitit të ardhshëm, Suedia e fitoi 2:0 më 28 nëntor në Leskovc. Përfaqësuesja që ka rezultat më të mirë nga dy ndeshjet do ta siguroj kualifikimin në Kampionatin Evropian.