Skuadra e Zurichut është pa fitore në gjashtë ndeshje rresht në Superligën e Zvicrës. Për krizën e rezultateve të Zurichut kanë folur dy futbollistët kosovarë, Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi.
Mbrojtësi Kryeziu kritikoi sulmuesit.
“Nëse krijon gjatë 90 minutave dy ose tri raste, atëherë është e vështirë të fitosh ndeshjen”, ka thënë Kryeziu për “bluwin”.
Derisa Kryeziu ishte i drejtpërdrejtë, Krasniqi nuk ka një shpjegim.
“E vështirë për t’u shpjeguar. Kjo sigurisht që dhemb”, është shprehur Krasniqi.
Për situatën e vështirë që po kalon klubi i Zurichut ka folur edhe ish-sulmuesi Admir Mehmedi. Ai ka thënë se Zurichu duket i pafuqishëm. Por Mehmedi ka theksuar se Zurichu duhet të reflektojë gjatë pushimit dimëror. Mehmedi ka luajtur për Zurichun nga viti 2008 deri në vitin 2012.