Kosova do ta nisë rrugën drejt Botërorit 2026 kundër Zvicrës më 5 shtator 2025. Ndeshja e parë do të luhet në Zvicër.

Orari i ndeshjeve është publikuar të premten në mbrëmje, disa orë pas shortit.

Më 8 shtator, Kosova e pret Suedinë.

Në muajin tetor, më saktësisht me datën 10, “Dardanët” do të luajnë në “Fadil Vokrri” ndaj Sllovenisë, ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtojnë në Suedi.

Kampanja e kualifikimeve mbyllet me ndeshjen në udhëtim ndaj Sllovenisë më 15 nëntor dhe ndeshjen vendës ndaj Zvicrës më 18 nëntor.

Ekipi i parë i grupit kualifikohet direkt në Botëror, ndërsa i dyti luan në plejof.