Gjashtë persona, përfshirë edhe vëllain e Paul Pogbas, Mathias Pogba, janë dënuar me burgim prej tre deri në tetë vjet pasi gjykata i ka shpallur ata fajtorë për tentim zhvatjeje.

Në vitin 2022, Paul Pogba kishte thënë se ka qenë cak i përpjekjeve për zhvatje dhe se ka qenë i kërcënuar nga banda të organizuara, pjesë e të cilave është edhe Mathias Pogba.

Mathias Pogba është dënuar me tre vjet burgim.