Edhe pse nga minuta e 17-të ishte me një futbollist më pak në fushë, skuadra e Liverpoolit të shtunën pasdite në shtëpi ka barazuar 2:2 me Fulhamin.

Ndeshja i takoi javës së 16-të të Premier Leagues.

Te Liverpooli me karton direkt të kuq u ndëshkua mbrojtësi i krahut, Andrew Robertson.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Andreas Pereira në minutën e 11-të.

Cody Gakpo në minutën e 47-të i barazoi shifrat për vendësit.

Në minutën e 76-të Rodrigo Muniz realizoi për 2:1.

Golin e barazimit për 2:2 e realizoi Diogo Jota në minutën e 86-të.

Liverpooli është lider me 36 pikë.

Fulhami ka 24 pikë dhe është në mesin e tabelës.