Kosova e Shqipëria sot nga ora 12:00, kur edhe nis tërheqja e shortit në Zurich të Zvicrës, do të mësojnë kundërshtarët për Kupën e Botës 2026.
Botërori do të organizohet pas dy vjetësh në Kanada, Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
16 përfaqësueset anëtare të UEFA-s do të garojnë për të zënë vend në Botërorin me 48 shtete pjesëmarrëse.
Në mesin e tyre janë edhe Kosova e Shqipëria. “Dardanët” janë në vazon e katërt dhe pritet të kenë tri përfaqësuese të forta, ndërsa “kuqezinjtë” janë në vazon e tretë.
Kosova ishte pjesëmarrëse në dy kualifikime për Botëror.
Nga dy ciklet e kaluara e ka vetëm një fitore e tri barazime, dhe plot 14 humbje.
Kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2026 janë vendosur të nisin në mars të vitit 2025, dhe do të mbarojnë me plejofin e marsit të vitit 2026.
Si funksionojnë kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2026?
Shorti nis sot në orën 12:00.
Përfaqësueset do të vendosen në 12 grupe me nga katër apo pesë ekipe, dhe ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Grupet me nga pesë përfaqësuese do të nisin kualifikimet në muajin mars, ndërsa grupet me nga katër përfaqësuese do ta nisin kampanjën kualifikuese në muajin shtator.
Faza grupore do të përfundojë në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.
Sa përfaqësuese evropiane kualifikohen në Kupën e Botës 2026?
Në total, 16 përfaqësuese të UEFA-s do të kualifikohen për Botërorin 2026. Fituesit e 12 grupeve avancojnë direkt në Botëror. Katër përfaqësueset tjera do të avancojnë pasi të përfundojë plejofi ku përfshihen 12 përfaqëueset e vendeve të dyta.
Si funksionon plejofi për Kupën e Botës 2026?
12 vendet e dyta të grupeve do të garojnë në plejof, bashkë me katër përfaqësueset më të mira që janë fituese të grupeve në edicionin 2024/25 të Ligës së Kombeve, të cilat nuk kanë përfunduar në kualifikimet e rregullta të Kampionatit Evropian në vendin e parë apo të dytë.
Plejofet do të luhen me nga një ndeshje gjysmëfinale dhe finale, në mars të vitit 2026.
Përfaqësueset nëpër vazo:
Vazo 1:
- Franca
- Spanja
- Anglia
- Portugalia
- Holanda
- Belgjika
- Italia
- Gjermania
- Kroacia
- Zvicra
- Danimarka
- Austria
Vazo 2:
- Ukraina
- Suedia
- Turqia
- Uellsi
- Hungaria
- Serbia
- Polonia
- Rumania
- Greqia
- Sllovakia
- Çekia
- Norvegjia
Vazo 3:
- Skocia
- Sllovenia
- Republika e Irlandës
- Shqipëria
- Maqedonia e Veriut
- Gjeorgjia
- Finlanda
- Islanda
- Irlanda e Veriut
- Mali i Zi
- Bosnjë-Hercegovina
- Izraeli
Vazo 4:
- Bullgaria
- Luksemburgu
- Bjellorusia
- Kosova
- Armenia
- Kazakistani
- Azerbajxhani
- Estonia
- Qipro
- Ishujt Faroe
- Letonia
- Lituania
Vazo 5:
- Moldavia
- Malta
- Andorra
- Gjibraltari
- Lihtenshtajni
- San Marino