Liverpooli ka bërë vend në gjysëmfinale të EFL Cup.

Të mërkurën mbrëma, lideri i Premier Leagues fitoi 2:1 në ndeshjen në udhëtim ndaj Southamptonit.

Kjo ishte çerekfinalja e fundit e Kupës së Ligës angleze e zhvilluar të mërkurën.

Darwin Nunez shënoi për 1:0 në minutën e 24-t, ndërsa për 2:0 konkretizoi Harvey Elliott në minutën e 32-të.

Golin e vetëm Southamptoni e shënoi në minutën e 59-të.

Realizator ishte Cameron Archer.

Të enjten është ndeshja Tottenham Hotspur – Manchester United.