Portieri brazilian, Alisson Becker, është ftuar nga trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli do të luajë si mysafir ndaj Gironas nga ora 18:45.
32-vjeçari Alisson i mungoi Liverpoolit në 14 ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi.
Gjigantit anglez, pavarësisht se stërviti të hënën pasdite, do t’i mungojë sulmuesi portugez, Diogo Jota, që nuk është i gatshëm ende për ndeshje.
Jota do të qëndrojë në Merseyside për ta vazhduar procesin e rikuperimit.
Edhe Jota si Alissoni i mungoi Liverpoolit në 12 ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi muskulor.
Te Liverpooli janë të lënduar edhe disa futbollistë si Federico Chiesa, Ibrahima Konate dhe Conor Bradley.