Rezultatet e dobëta në stinorin vjeshtor të Superligës kanë bërë që Llapi të ndahet me stafin e trajnerëve. Por këtu nuk përfshihet kryetrajneri Tahir Batatina.

Llapi ka 11 ndeshje pa fitore dhe është i parafundit në Superligë.

Sipas njoftimit, ndarja me ndihmëstrajnerin Burim Shala, trajnerin kondicional, Arsim Tërshani dhe trajnerin e portierëve, Diamant Kadriolli është bërë me marrëveshje të dyanshme.

“Ky vendim u mor pas analizës së bërë mes drejtuesve të klubit dhe stafit të trajnerëve dhe nuk ka të bëjë në asnjë aspekt me shkarkim”, ka njoftuar Llapi.

Tahir Batatina do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën llapjane. Por në pranverë do të ketë staf tjetër.