Futbollisti ukrainas i Chelseat, Mykhailo Mudryk doli pozitiv në një test për doping, kanë raportuar mediat në Ukrainë.

Sipas burimeve të mediumit “Tribuna”, substanca e ndaluar është gjetur në mostrën A, që Mudryk e dorëzoi në fund të tetorit. Rezultatet e mostrës B priten në ditët në vijim.

Mudryk luan për Chelsean nga janari i vitit 2023. Këtë edicion i ka 15 paraqitje. 

Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar që Mudryk ka dështuar në testin për doping.