Vedat Muriqi e shënoi në mesjavë golin e tretë në La Liga në këtë edicion në humbjen e thellë 5:1 nga Barcelona. 

Por të premten nuk luajti nga fillimi i ndeshjes në disfatën e Mallorcas në udhëtim te Celta Vigo. 

Ndeshja e xhiros së 16-të e La Ligas përfundoi 2:0 në të mirë të Celtas, ndërsa sulmuesi i Kosovës u inkuadrua nga minutën e 58-të.

Hugo Alvarez në minutën e 32-të dhe Iago Aspas në minutën e 83-të, i shënuan golat e fitores për vendësit. 

Nga minuta e 78-të, Mallorca luajti pa Antonio Raillon, që u përjashtua direkt me të kuq. 

Mallorca mbetet në pozitën e gjashtë me 24 pikë, tri më shumë se Celta Vigo që zë vendin e dhjetë.